Takime B2B ndërmjet kompanive turke dhe shqiptare, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e partneriteteve strategjike ne 6 sektore.
Introduction
İDDMİB ka kënaqësinë t’iu ftojë të merrni pjesë në takimet 2-palëshe! Më 3 Shkurt 2026, do te vizitojë për herë të parë Tiranën një delegacion i përberë nga Kompani dhe biznese Turke të zonës së Stambollit, i njohur për zhvillimin e industrisë, dhe rolin e tij në tregtinë ndërkombëtare. Ky Mision Tregtar organizohet nga Shoqata e Eksportuesve të Metaleve Ferroze dhe Jo-Ferroze të Stambollit (İDDMİB), do të vizitojë Tiranën, me qëllim rritjen e bashkëpunimeve si pjesë e aktivitetit të saj global me delegacione biznesi. Ju presim më 3 Shkurt, në ora 10:00, në Tirana Marriott Hotel – Tiranë, “Amantia Ballroom” për realizimin e takimeve bilaterale ndermjet kompanive turke pjese e këtij delegacioni dhe bizneseve te Shqipërisë.
Event Details
Qëllimi, Mundësitë dhe Përfitimet
Sektorë në këtë delegacion
Një mundësi konkrete për bizneset e Shqipërisë dhe Turqisë për të krijuar partneritete të reja dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në sektorë kyç.
Takime të drejtpërdrejta (B2B) me kompani nga Turqia që operojnë në fusha të ngjashme me tuajat – një hap më afër bashkëpunimeve të suksesshme dhe zgjerimit të rrjetit tuaj të biznesit.
Njohje me tregjet dhe risitë, qasje në teknologji dhe produkte të reja, si dhe mundësi për të eksploruar modele të reja bashkëpunimi.
Pjesëmarrja në një event zyrtar ndërkombëtar rrit profilin dhe besueshmërinë e kompanisë suaj, duke ju vendosur përballë partnerëve potencialë nga jashtë me më shumë profesionalizëm dhe ndikim.
Skeleri - Mjete ngritëse dhe sisteme të lëvizshme
Ndertimi
Fasada, panele, alumini dhe PVC
Veshje pune dhe Pajisje mbrojtëse
Sisteme Magazinimi dhe Logjistike
Makineri dhe pjesë për Fabrika
Produkte dhe makineri për industrinë e energjisë, naftës dhe gazit
');">
Event Organizers
Organized by the following institutions
Turkey
IDDMIB
Rreth İDDMİB Shoqata e Eksportuesve të Metaleve Ferroze dhe JoFerroze të Stambollit (İDDMİB) u themelua në vitin 1986 në Stamboll nën sekretariatin e përgjithshëm të Unionit të Eksportuesve të Mineraleve dhe Metaleve., me misionin për të mbështetur eksportuesit turq të produkteve metalike në skenën globale. Me një rrjet prej mbi 8,000 kompanish anëtare, İDDMİB luan një rol kyç në zhvillimin dhe promovimin e industrisë së metaleve përmes aktiviteteve të mëposhtme:
Organizimi i Delegacioneve Tregtare dhe Pjesëmarrjes në Panaire Ndërkombëtare
Projekte për Rritjen e Konkurrueshmërisë së Ndërmarrjeve
Trajnime, Seminare dhe Seanca Informimi për Eksportuesit
Mbështetja dhe Zbatimi i Programeve Shtetërore të Eksportit
Studime Analitike mbi tregjet ndërkombëtare dhe nevojat e industrisë
Takime B2B dhe Vizita në Kompani për ndërlidhje të drejtpërdrejtë ekonomike
İDDMİB përfaqëson një sektor me rëndësi strategjike për ekonominë turke, i cili eksporton në mbi 150 shtete dhe kontribuon ndjeshëm në rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit dhe partneriteteve.